Ne jemi Mercuri

Ne kemi aq shumë për të treguar sa historia jonë është një udhëtim në kohë, një udhëtim që fillon në vitin 1993, Shqipëri.

Përqendruar në industrinë e kafesë me partnerë dhe zgjidhje të ndryshme, Ne, si një ekip i fortë, dhamë mbështetjen më të mirë në këtë industri.

Në një shoqëri post komuniste, e sapo hapur ndaj ideve dhe stileve të jashtme jetës, ne shpejt u diferencuam nga tregu kaotik duke sjellë lumturi dhe besim tek klientët tanë. Kështu ne e transformuam këtë sipërmarrje të vogël në një biznes të besueshëm.

Ne nuk ndryshuam me kohën por vetëm përmbushëm vizionin tonë.

Më pas, lindi sfida tjetër, ILLY...

Ishte një sfidë, siç është edhe tani, por me qasje të ndryshme. Në treg u prezantua një mënyrë e re për të shijuar kafenë, një e shëndetshme dhe elegante. Sipas këndvështrimit të njerëzve, sinonimi i kafesë ishte i ndryshëm, pamja, niveli i kafeinës dhe gjithashtu madhësia kishin kuptim të ndryshëm.

Kafetë Turke dhe markat nga Italia e jugut që shquhen për shije të forta kanë dominuar tregun për vite me radhë dhe kjo ishte sfida jonë, të rindryshonim perceptimin e njerëzve për kafe në stilin e tyre të jetesës.

Në fund, padyshim, ne patëm sukses. Ishte një sfidë e vështirë, por qasja e biznesit tonë evoluoi me kohën dhe që atëherë ne ofrojmë ekskluzivisht vetëm produkte ILLY.

28+

Vite Mercuri

Vite Eksperiencë

Një markë Italiane
e njohur në të gjithë botën

0.043
170.45 KB